Me Egnatian po kalon periudhen me te suksesshme ne karrieren e tij teksa me shiritin e kapitenit ka rrembyer sezonin e kaluar te dy trofete e futbollit shqiptar. Renato Malota po kalon nje rini te dyte dhe ai beson se rrogozhinasit edhe ne sezonin e ri do te jete pretendentet kryesore.

Mbrojtesi lezhjan nga ana tjeter, ka “ngacmuar” edhe sulmuesit e kampionatit shqiptar duke thene se nuk jane me ato te meparshmit dhe cilesia e tyre ka rene shume.

“Kjo është e vërtetë që nuk ka me shume sulmues te spikatur ne kampinatin tone dhe eshte një e vërtetë e hidhur në njëfarë mënyre për futbollin shqiptar. Unë kam luajtur në një kohë kur kampionati ynë kishte sulmues, si Sinani, Xhafaj, Memelli e ndonjë tjetër. Tani nuk ka si këta sulmues dhe kjo ndikon për keq në nivelin e futbollit shqiptar, por ka edhe anën tjetër.

Sepse tani futbolli ka ndryshuar, është i hapur dhe çdo lojtar ka mundësinë të luajë jashtë Shqipërisë më lehtë. Për mua, kur isha në moshë të re, ishte shumë e vështirë që të kaloja në një kampionat të huaj, kurse tani mundësitë janë të hapura për të gjithë”- eshte shprehur Malota./www.shkodrasport.com/