Java e pestë e Kategorisë Superiore ka nisur me dy rezultate interesante, të cilat kanë ndryshuar kreun e renditjes. Egnatia dhe Vllaznia tashmë janë bashkë në krye me nga 10 pikë secila pas 5 ndeshjesh të luajtura.
Rrogozhinasit përmirësuan ndjeshëm golavarazhin e tyre me fitoren e pastër 4-0 ndaj Bylisit, ndërsa shkodranët, mbajtën përsëri vendin e parë falë përballjes direkte me kampionët në fuqi pas suksesit 2-1 ndaj Teutës.
Atyre mund t’u bashkohen përsëri në kryesim Partizani e Elbasani, të cilat luajnë këtë të hënë ndeshjet përkatëse, të cilat mund të sjellin ndryshime të tjera në renditjen e kampionatit.
JAVA 5
TË DIELËN
EGNATIA-BYLIS 4-0
TEUTA-VLLAZNIA 1-2
TË HËNËN
LAÇI-PARTIZANI Ora 16:00
DINAMO-SKËNDERBEU Ora 19:00 (në “Elbasan Arena”)
TIRANA-ELBASANI Ora 19:00 (në “Air Albania”)