Xhakomo Vrioni është rikthyer me gol në elitën e futbollit amerikan, pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për 5 ndeshje.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 0-5 që skuadra e tij Neë England Revolution arriti në transfertë ndaj Montreal.
Vrioni u hodh në fushë në minutën e 66-të, teksa në minutën e 79-të, arriti të tunde rrjetë duke ngritur shifrat në 0-4. Shqiptari realizoi edhe një gol në minutën e 90+1, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Këtë sezon Vrioni po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Neë England Revolution ku në 21 ndeshje ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë një asist.