Mirlind Daku u shfaq sërish protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Rubin Kazan luajti në transfertë kundër Roston, sfidë e vlefshme për javën e 4-të të kampionatit rus e cila përfundoi në barazim 1-1.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin për të tijët. Në minutën e 62-të të sfidës, Daku ktheu në gol një 11-metërsh, duke barazuar shifrat.
Kujtojmë që ky është goli i 3-të deri më tani për Mirlind Dakun. Sulmuesi nga Gjilani, gjithashtu numëron edhe 2 asist, në vetëm 4 javë kampionat.
Performanca e shkëlqyer dhe goli i rradhës e kanë nxjerrë bomberin kuqezi si më të mirin e ndeshjes pas votave të tifozëve. Daku vijon javë pas jave performancat ekselente duke u konfirmuar si ndër lojtarët shqiptarë më në formë aktualisht.