Revista “Leka” organ i Shoqates Kulturore Jezuite qe botohej qe nga viti 1929 ne Shkoder, perveç çeshtjeve fetare, letrare, gjuhesore, historike, folklorike, i kushtonte edhe sportit nje hapesire ne faqet e saj.

Kjo reviste qe u botue ne vitet e Monarkise Zogiste u mbyll ne vitin 1944. Ne nje nga numrat e saj te vitit 1932, nr.06, ne faqen 127, i kishte kushtuar hapesire aktiviteteve te atletikes ne garat ndershkollore.

Siç shihet edhe ne faqen e fotografuar te kesaj reviste, lajmi i i pare eshte per volejbollin. Skuadra e Gjimnazit u paraqit ne fushe, por kundershtari i saj, Shkolla Industriale nuk u prezantue si kundershtare gjimnazisteve. Ne nje kohe qe skuadra saverjane fitoi me pike 39-30 ndaj skuadres fraceskane.

Po ajo qe terheq vemendjen  jane garat e Atletikes me nje program te zgjeruar dhe me nje larmi emrash te shkollave qe funksiononin ne qytetin tone.

Shume nga keto nxanes qe permenden ne kete faqe, me kalimin e viteve jane bere te njohur ne rang kombetar si kampion te Shqiperise atletike, qe kane marre pjese edhe Ballkaniada si ne ate te Athines, Zagrebit apo ne ate te Tiranes ne vitin 1946.

Emrat e Ibrahim Dizdarit, FETI Dizdari, Sander Kraja, Asim Golemi, Ramadan Reci, Esat Qehaja, Salaudin Bekteshi etj, kane perfaqesuar “Bashkimin Sportiv Shkodran” e me pas Vllaznine me shume sukses duke u shpallur si individ dhe ekip kampion te Shqiperise.

Duke veshtruar me vemendje keto emra dhe te shokeve te tyre qe kane konkuruar dhe jane renditur ne vendin e dyte dhe te trete, nuk ke se si te mos bindesh se çfare vleresimi ka patur fizkultura e sporti ne vitet e Monarkise dhe se si keto shkolla kane afirmuar shpejt kampionet e rekordmenet ne rang lokal e kombetar.

Sot ne shkollat tona edhe pse ora e fizkultures eshte e programuar, nuk behet fjale per te tilla aktivitete?!
NAMIK MEHMETI
Firenze janar 2020