Vllaznia ne basketboll per femra nuk ia ka dale te kualifikohet per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperisw. Ne ndeshjen kualifikuese, ajo eshte mundur me rezultatin 66-71 nga Partizani.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte shoqeruar me nje lufte te forte sportive por ka fituar eksperienca me e madhe e lojtareve te ekipit mik dhe kontigjenti me i madh i lojtareve ne dispozicion te trajneres Koçi.

Pjesa e pare e ndeshjes eshte shoqeruar me rivalitet por ne fund eshte mbyllur me avantazhin 33-30 ne favor te ekipit te kuq. Perioda e trete nisi mire dhe Vllaznia u shfaq me shume deshire ne perpjekje per te permbysur shifrat, por sa here qe i afrohej, lojtaret e saj gabonin dhe kjo nuk ndodhi.

Sikur te mos mjaftonte kjo, ne minutat e fundit te kesaj periode, Dashja do te plotesonte numrin pese te gabimeve personale dhe do te linte fushen nderkohe qe ne fillimin e se katertes kete gje do ta bente edhe Mustafa dhe me pas edhe Kolombi.

Me nje numer te reduktuar lojtaresh cilesore ne dispozicion, trajneri Gjeçaj e ka te veshtire te motivoje vajzat e reja qe zbresin ne fushe dhe nga kjo perfiton Partizani qe e mbyll ndeshjen me fitoren 71-66 dhe kesisoj ai kalon ne gjysmefinale te Kupes.
www.shkodrasport.com