Fundjava rezervon përballje të forta në kampionatet kombëtare të basketbollit si te meshkujt gjithashtu edhe te femrat. Java e 14-të e Superligës do të hapet sot me takimin Kamza-Apolonia.

Por supersfida e javës është ndeshja mes ekipeve kryesuese, teksa Besëlidhja do të luajë si pritëse kundër Teutës nesër në orën 18:00 në “Asllan Rusi”. Nesër në të njëjtën orë, Tirana luan në transfertë ndaj Vllaznisë së vendit të fundit.

Kategoria e Parë do t’i luajë nesër takimet e javës së 9-të, teksa në mesditë në orën 12:00, Flamurtari kryesues do të përballet në Korçë me Skënderbeun vendës, ndërsa në 17:00 Elbasani pret në fushën e tij Partizanin.

Në radhët e femrave spikat dueli Flamurtari-Tirana, takim që do të luhet nesër në orën 12:00 në Vlorë dhe që vendos përballë vendin e parë dhe të dytë të kampionatit. Në takimet e tjera të ditës së nesërme, në orën 12:00 do të kemi derbin Studenti-Partizani në “Asllan Rusi”, ndërsa Vllaznia pret Baletin në Shkodër në orën 16:00.