Tenistet shkodrane kane mbyllur nje vit shume te suksesshem dhe per kete arsye jane nderuar permes nje ceremonie te veçante te organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit. Pjestaret e “Shkodra Tennis Club” kane marre çmimet me te rendesishme te shperndara prej saj.
“Shkodra Tennis Club” ka marre kupen si klubi me i mire ne Shqiperi per vitin 2024. Nje vleresim i larte ky, por qe vjen pas sukseseve te njepasnjeshme qe ky klub ka arritur gjate ketij viti me sportistet e tij.
Por jo vetem kaq. Nga ky ekip ka dale edhe trajneri me i mire i vitit qe eshte Dino Mehmedoviq e po ashtu edhe me te miret e çdo grupmoshe ku ato dominojne per 10, 12, 16 dhe 18 vjeçaret. Nuk ka munguar gjithashtu edhe nje vleresim per Gresi Bajrin si tenistja me e mire shqiptare ne arenen nderkombetare./www.shkodrasport.com/
Çmimet e fituara nga “Shkodra Tennis Club” për vitin 2024:
“Shkodra Tennis Club”- Klubi më i mirë i vitit 2024 në Shqipëri
Dino Mehmedoviq- Trajneri i vitit 2024
Dasli Kotrri- Tenisti i Vitit 2024 (U10)
Siara Tola- Tenistja e Vitit 2024 (U10)
Nergis Nikprelaj- Tenistja e Vitit 2024 (U12)
Enki Hyseni- Tenistja e Vitit 2024 (U16)
Anatereza Guli- Tenistja e Vitit 2024 (U18)
Gresi Bajri- Tenistja më e mirë në arenen ndërkombëtare