Nga Maringlen ZHIVANI

Sulmuesi shkodran Ledjon Fikaj ka bere nje performance te shkelqyer ne ndeshjen e fundit me ekipin e tij “FC Carl Zeiss Jena” ne Gjermani. Ai ka shenuar njerin nga golat e ndeshjes dhe ka dhene edhe nje asist, teksa ne fund ekipi i te rriturve, me te cilin luajti ne kete duel, arriti te fitoje me rezultatin final 2-0.

17-vjeçari, qe luan ne Gjermani, me ekipin e “Carl Zeiss Jena” ka qene protagonist kryesor ne kete ndeshje dhe ne fakt, behet fjale per nje futbollist qe me pare, ka qene edhe pjese e moshave te Kombetares se Shqiperise.

Ne fakt, sipas trajnereve dhe specialisteve te futbollit ne Gjermani qe e kane ndjekur nga afer ate, Fikaj eshte nje futbollist qe ka si arme te forte shpejtesine dhe saktesine perpara porte.

Si rrjedhoje ne shume ndeshje ka qene nje nga lojtaret kryesore te ekipit te tij, duke u shnderruar here pas here ne protagonist dhe kete tregoi edhe ne sfiden e luajtur se fundmi./www.shkodrasport.com/