Interesimi per ndeshjen e djeshme Shqiperi-Gjeorgji ishte shume i madh, teksa stadium ishte plot. Ne mbeshtetje te Kombetares tone ishin edhe disa shkodrane, te cilet e kane ndjekur nga afer kete ndeshje ne “Air Albania”.

Ne fakt, behet fjale per nje grup tifozesh, te cilet kete here kishin pergatitur nje banderole me nje thenie te At Zef Pllumit, ku ne te shkruhej: “Nga na e vjen e keqja ne shqiptareve? Prej vetvetit, prej njani-tjetrit, prej shqiptareve, na s’kemi dashuri njani me tjetrin, na kemi inate, mllef e kurgja tjeter e kjo asht e keqja e madhe qe na vjen… E dini qe na ka ardh historikisht.”

Ne mbeshtetje te Kombetares ne ndeshjen e djeshme ndaj Gjeorgjise, shkodranet ishin te shumte, te cilet padyshim qe do ta mbeshtesin Kombetaren e Shqiperise edhe ne ndeshjet e ardhshme, me shpresen se kuqezinjte do te sigurojne kualifikimin per ne Boteror.
Maringlen ZHIVANI