Ilir Daja është prezantuar sot përpara mediave si trajneri i ri i skuadrës së Dinamos. Tekniku kishte disa ditë që kishte nisur punën me blutë, por sot është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e skuadrës kryeqytetase, një ditë para derbit me Partizanin.
“Rikthehem në shtëpi dhe nuk kam nevojë për prezantim. Pavarësisht se është një kohë e gjatë, kam të njëjtat emocione si kur isha lojtar i kësaj skuadre.
Falënderoj presidentin Bardhi që më riktheu në shtëpi. Dinamon e gjej në Superiore dhe me një kompleks të ri. Do të përpiqemi të krijojmë një grup stabël dhe kemi nisur bashkëpunimin për të afruar lojtarë me kontrata afatgjata.
Debutimi në derbi? Koha ka qenë e paktë, do të jetë ndeshje e vështirë. Partizani ka ruajtur boshtin, disa lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, kanë aftësi individuale të bëjnë dëm”, tha ndër të terja Daja në konferencën e prezantimit si trajneri i ri i Dinamos.