E ka filluar futbollin ne Shkoder, ka qene pjese e Akademise Vllaznia per disa vite ku ka spikatur me talentin e tij dhe me pas ka udhetuar drejt Italise. Aty ku permes shume veshtiresive te kaluara, fillimisht per mungese dokumentacioni dhe pastaj edhe per shume arsye te tjera, ka patur shume pengesa te cilat nuk e kane lejuar te tregoje vlerat e tij te verteta.

Por sezoni aktual duket se po i jep mundesine te beje ate qe di te beje me mire: Te kenaqet me topin ne kembe. E kemi fjalen per futbollistin shkodran Sabah Kerjota. 23 vjeçari eshte shnderruar ne nje nga protagonistet kryesore te ekipit Sambenedettese, te cilin po e udheheq drejt Seria C.

Kerjota eshte larguar ne moshen 16 vjeçare nga Shqiperia dhe ne Itali ka luajtur deri tani me ekipe si Narnese, Clitunno, Anconitana, Montefano dhe FC Senigallia. Nderkohe prej fillimit te ketij sezoni eshte bere pjese e Sambenedettese e cila u ndertua per te qene pretendente dhe si e tille po shfaqet.

Kjo edhe fale ndihmes qe po i jep shqiptari Kerjota i cili me talentin e tij qe posedon eshte shnderruar edhe ne idhullin e tifozeve te kesaj skuadre. Ai luan ne rolin e sulmuesit anesor, pikerisht ne krahun e djathte teksa shfrytezon maksimalisht te majten e tij dhe kete e ka treguar me se miri duke shenuar 6 gola deri me tani dhe duke dhene 6 asiste per shoket e skuadres se tij ne 16 ndeshje e fazes se pare te kampionatit ku ai ka luajtur gjithnje si titullar.

Si rrjedhoje Sambenedettese ndodhet ne vendin e pare te renditjes me 40 pike, e shkeputur plot 7 pike nga L’ Aquila e vendit te dyte. Ajo ecen e sigurte drejt Seria C dhe nje ndihme shume te madhe per kete gje po jep Sabah Kerjota, futbollisti shqiptar i cili qe tani eshte vene ne shenjester te shume ekipeve te tjera te cilat po e ndjekin me shume interesa pas paraqitjeve te mira qe po ben gjate ketij sezoni./www.shkodrasport.com/