Fakti që nuk është thirrur në Kombëtaren kuqezi në muajt e fundit, duket se është kthyer në një motivim që Keidi Bare të shkëlqejë çdo ditë e më shumë.
Mesfushori nga Fieri iu bashkua vetëm në këtë verë Real Zaragozës në La Liga 2, por kjo nuk ka penguar që ai të shpallet lojtari më i mirë i muajit në ekipin e tij.
Në tre ndeshje të luajtura “Pitbulli” kuqezi dhuroi një asist.
Nota e vetme negative për të në këto javë janë dy kartonët e verdhë.