Kombëtarja shqiptare ndodhet në Pragë, ku ditën e nesërme do të zhvillojë një nga sfidat më të rëndësishme të Nations League. Kuqezinjtë në “Epet Arena” do të sfidojnë Ukrainën në orën 20:45.
Një kundërshtar i vështirë për Kombëtaren tonë, e cila në përballjet direkte me ta nuk e njeh fitoren.
Statistikat tregojnë se në 6 sfidat e zhvilluara mes tyre, Ukraina i aka dalë të triumfojë në 5 raste, ndërsa vetëm një sfidë ka përfunduar në barazim.
13 gola kanë shënuar ukrainasit në portën tonë, ndërkohë kuqezinjtë ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës 4 herë. Kjo tregon se për “djemtë” e Sylvinhos Ukraina është “macja e zezë”, teksa ditën e nesërme kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren për t”u “hakmarrë” ndaj tyre.