Flamurtari ka humbur ne ndeshjen e fundit ndaj Vores dhe i eshte larguar disi kreut te renditjes. Presidenti i tij Sinan Idrizi ne nje prononcim per mediat eshte ndalur tek pergjegjesia e skuadres se tij per kete rezultat, por njekohesisht ka folur per mungesen e VAR-it ne kete ndeshje dhe per probleme te tjera te futbollit shqiptar.
Numri 1 i klubit vlonjat eshte ndalur edhe nje aspekt tjeter. Rivalet e Flamurtarit (dhe ketu e ka patur fjalen per Besen) po paguajne shuma te medha per çdo kundershtar te tij ne ndeshjet kur perballen sebashku.
“Kam patur nje takim me kryetarin e Bashkise Vlore dhe drejtuesit e tjere te ketij institucioni. Ju thashë, ju lutem ka një thashetheme ku thuhet që u keni dhënë premio kundër ekipeve që luajnë me Flamurtarin. Në mënyrë të drejtë dhe burrërisht më thanë që te ne nuk ndodh një gjë e tillë. Përkundrazi, presidenti i Vorës më tha, se e dinte se është Flamurtari ai që jep premio për kundërshtarët e tyre.
Ne këtë nuk e kemi strategji. Unë tani flas në aspektin burrëror dhe jo në aspektin mashkullor të drejtuesve. Ju lutem, ju si gazetë shumë e lexuar, drejtojuni edhe presidentit të Besës. A ka ndërmarrë ai ndonjë iniciativë të tipit të tillë që të financojë Lushnjën dhe Burrelin kundër Flamurtarit? Nëse burrërisht thotë që mua ligji ma lejon dhe do ta sponsorizojë, atëherë Flamurtari në këtë moment do të japë trefishin e asaj çfarë ata japin kundër nesh.
Unë nuk e di kush e bën këtë gjë, Besa apo ndonjë ekip tjetër. Mua më kanë ardhur lojtarët e Lushnjës dhe më kanë thënë që na është ofruar një premio prej 15 milionë lekësh, që të luajmë kundër Flamurtarit. Kjo është ana e errët e futbollit shqiptar. Nëse ekipet shqiptare kanë arritur në këtë rang varfanjakësh, që nuk kanë lekë as të paguajnë rrogat mujore, por shesin karakterin dhe fanellën e tyre për t’u ushqyer nga të tretët, kjo është “vaj medet”.
Ju lutem drejtohuni dy kolegëve tanë, që sot janë në vend të parë dhe të dytë në këtë kategori. Ta thonë burrërisht, po kanë burrëri. Nëse ata janë 15 milionë lekë për fitore kundër Flamurtarit, unë kundër atij që bënë këtë do të japë premio 50 milionë lekë”- është shprehur presidenti Idrizi.