Skënder Gega ishte i ftuar në emisionin Procesi Sportiv, ku diskutoi sa i përket ndeshjes së fituar të Shqipërisë kundër Gjeorgjisë. Trajneri i njohur vlerësoi vendimet që Silvinjo mori para këtij takimi, duke ndryshuar tre lojtarë nga formacioni kundër Cekisë.
“Duket dora e Silvinjos në këtë fitore, pavarësisht kritikave që ne kemi pasur për të. Futja e Balliut, Ajetit dhe Tucit, e dhanë efektin e tyre. Por si ekip ne ishim komplet fytyrë tjetër. Vendosja e mirë e ekipit, vëmendja dhe agresiviteti që ishte në nivelin zero kundër cekisë.
Nuk falet që pas ndeshjes kundër Cekisë të thuhet që ata ishin të mobilizuar, nuk e ka luksin Shqipëria të nënvlerësojë këto ekipe. Unë them se ky ekip, me fitoren që tregoi kundër Gjeorgjisë, është një shenjë e mirë. Ia bëm të vështirë jetën Gjeorgjisë, luajtëm si grup dhe mbijetuam”, tha Gega. /Sport Ekspres/