Skënderbeu ka marrë tre pikë të arta për renditjen dhe moralin, teksa ka mundur një rival direkt si Laçi në një duel të ethshëm të luajtur në Korçë.
Korçarët vinin në duelin e sotëm pas dy humbjesh radhazi dhe shihej që kërkonin më me ngulm një fitore, pasi sulmuan që në start dhe ia dolën që të gjenin golin me anë të Vaskez, në një pjesë të parë që e dominuan thuajse plotësisht.
Në të dytën, Laçi u mundua të reagonte dhe të kërkonte barazimin, të cilin e gjeti me një gol spektakolar të Traore. Por vetëm dy minuta më vonë, gjyqtari Koçi dha një penallti mes kontestimeve të miqve, të cilën Juri Merlim e humbi, por Bismark u tregua i aftë që në vazhdimin e saj të çonte topin në rrjetë.
Korçarët më pas ruajtën me shumë kujdes avantazhin, duke u kthyer të fitoret në kampionat dhe duke u larguar nga fundi i tabelës, ku mbetet gjithnjë e më shumë i vetëm ekipi i Laçit.
SKËNDERBEU-LAÇI 2-1
20′ Vaskez, 78′ Bismark / 70′ Traore