Skënderbeu do të udhëtojë ditën e diel në Tiranë. Ndeshja me Partizanin do të luhet në orën 20:00 te stadiumi “Arena e Demave”.
Në javën e parë, korçarët barazuar 1 me 1 përballë Elbasanit. Stoli i Gvozdenovic nuk ishte i plotë, pasi disa nga afrimet e verës nuk ishin federuar.
Klubi ka lëvizur që diçka e tillë të rregullohet për takimin e radhës. Kështu është Partizani që duhet të “trembet”, pasi bardhekuqtë udhëtojnë me “armë” shtesë.
Një sfidë mes këtyre dy klubeve ka qenë gjithmonë e luftuar. Kujtojmë se herën e fundit u përballën në “Final 4” ku “demat” i eleminuan dhe kaluan në finale.