Sot do të luhen gjashtë përballje në Kupën e Shqipërisë, për të plotësuar çerekfinalistët e këtij sezoni. Kujtojmë se dje u kualifikuan Bylisi dhe Laçi, ndërsa eliminuan Tiranën dhe Kukësin.
Sfida e sotme do të luhen në tre orare të ndryshme. Fillimisht në orën 13:00, Egnatia pret Kastriotin dhe Skënderbeu përballet me Vorën.
Në orën 13:30 nis ndeshja mes Dinamos dhe Erzenit. Të kualifikuarit e tjerë do të vendosen me sfidat e orës 17:00. Teuta-Elbasani, Vllaznia-Besa dhe Partizani-Apolonia janë takimet e fundit për këtë fazë.
Ndeshjet e sotme:
13:00 Egnatia- Kastrioti
13:00 Skenderbeu- Vora
13:00 Dinamo- Erzeni
17:00 Teuta- Elbasani
17:00 Vllaznia- Besa
17:00 Partizani- Apolonia