Mario Mitaj çdo dite e me shume po fiton vemendje dhe po merr vleresime per paraqitjet e tij ne kampionatin arab te futbollit. Ai jo vetem ka fituar vendin e nje titullari te padiskutueshem ne formacion, por edhe shpeshhere eshte protagonist me lojen e tij.

Nderkohe Al Ittihad po kalon një sezon fantastik në Arabinë Saudite. Kjo skuadër mban vendin e parë në kampionat dhe ka eleminuar nga Kupa ekipin e yjeve europian të Al Hilal. Për specialistin Ahmed Afifi, Mitaj ishte lojtari që doli më shumë nga presioni në atë përballje me topin në zotërim.

“Mitaj ishte lojtari i vetëm që doli më shumë nga presioni i Al Hilal dhe Al Ittihad përfitoi shumë në ndeshje nga Mitaj. Ai e lironte veten nga presioni dhe disa herë kalonte dy lojtarë kundërshtarë dhe prapë e mbante topin në zotërim”, tha Afifi.

Al Ittihad po kalon momente shume te mira si ne kampionati arab ku kryeson renditjen, ashtu edhe ne kupen e ketij vendi ku pas fitores ndaj Al Hilal