Juventus më në fund ka gjetur një sulmues me të cilin shpreson që të zgjidhë problemin e golave, duke parë formën jo optimale të Dushan Vlahoviç. Sot në Torino ka zbarkuar Randal Kolo Muani, i cili si fillim do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit nga PSG.

Sulmuesi francez i cili do të kujtohet gjithmonë për gjuajtjen e humbur në shtesën e finales së Kupës së Botës.

Ka zbarkuar sot në aeroportin e Torinos ku është pritur nga bardhezinjtë. Vizitat mjekësore të tij janë programuar për ditën e nesërme e më pas ai do të nënshkruajë kontratën me klubin italian për këto muaj të mbetur të sezonit.

Me afrimin e Kolo Muanit, i hapet rrugë edhe një shitje të mundshme që në janar të Vlahoviç, pasi në klubin bardhezi nuk e shihnin në gjendje që të përshtatet me idetë e trajnerit Tiago Mota.