Enis Bardhi, futbollisti me origjinë shqiptare, i cili është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, është larguar përfundimisht nga skuadra e Trabzonsporit.
Ai tashmë është lojtar i lirë dhe pritet që shumë shpejt të firmosë me skuadrën e tij të re. Mediat turke raportojnë se Bardhi ka shumë oferta, duke përfshirë këtu edhe dy nga Superliga e Turqisë dhe një nga La Liga. Gjasat janë të mëdha që të bashkohet me Bodrumsporin e Ajetit dhe Seferit.
29-vjeçari po largohet nga Trabzoni për shkak të minutazhit të pakët. Ai luajti vetëm tetë ndeshje dhe regjistroi një asist. Kujtojmë se te Trabzoni, mesfushori ishte transferuar nga Levante për 3 milionë euro.
Me skuadrën turke Bardhi u aktivizua 73 ndeshje në kampionat, ku shënoi 13 gola si dhe dha 5 asist në total.