Nga Gjergj KOLA

Futbollisti shkodran Sabah Kerjota vazhdon te shkelqeje tek ekipi i US Sambenedettese duke shenuar edhe dy gola te tjere dhe duke dhene ndihmen e tij ne fitoren e thelle 6-2 duke vijuar keshtu kryesimin me merite te renditjes te Seria D.

23 vjeçari qe luan si sulmues anesor ka shkelqyer edhe ne takimin e rradhes te kampionatit italian, ate qe ekipi i tij US Sambenedettese ka luajtur ne transferte ndaj RECANATESE, por fitorja e tij nuk u vu per asnje moment ne diskutim.

Kerjota ka shenuar golin e tij te pare ne minuten e 29-te te ndeshjes, te cilin e ka pasuar edhe me nje te dyte ne minuten e 55-te, nderkohe qe me pas ka lene fushen e lojes, i zevendesuar nga ana e trajnerit ne minuten e 77-te, kur fitorja ishte siguruar.

Futbollisti shqiptar kesisoj eshte shnderruar ne nje protagonist absolut per ekipin e tij. Ne total deri me tani ka shenuar 8 gola dhe ka dhene 6 asiste, shifra keto qe tregojne me se miri rolin e tij shume te rendesishem ne ecurine e deritanishme te US Sambenedettese, e cila jo me kot kryeson me merite renditjen e kampionatit.

US Sambenedettese kryeson renditjen e Seria D me 49 pike, e shkeputur plot 9 pike nga L’ Aquila e vendit te dyte. Nderkohe nisur edhe nga paraqitjet e mira te Sabah Kerjotes, jane disa skuadra italiane te cilat kane shprehur qe tani interesimin per te, megjithate objektivi i futbollistit shkodran per momentin eshte ngjitja e skuadres aktuale ne Seria C dhe ky objektiv duket me prane se kurre./www.shkodrasport.com/