Dëmtimi i Manuel Laxarit ka kushtëzuar Lacion sa i përket të ardhmes së Hysajt. Sipas “Corriere dello Sport” shkodrani mund të mos largohet gjatë merkatos së janarit pasi Baroni nuk në dispozicion shumë opsione për atë pjesë të fushës.
Dëmtimi në gju do të mbajë Laxarin gati një muaj larg fushave dhe Hysaj mund të kthehet në një lojtar kyç për Lacion, e cila ka nevojë për një zëvendësues për Marusiç.
Ne kete menyre planet e merkatos per futbollistin e kombetares shqiptare duket se po ndryshojne teresisht. Ditet e fundit atij u duk se iu mbush mendja per t’u larguar nga lacio dhe zerat e ndryshem te merkatos flisnin per nje kalim te tij tek Leçe, por tashme kjo hipoteze me shume mundesi bie poshte.