Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva, etj., por edhe nga vende të tjera të botës, që janë të talentuar në futboll, apo edhe në fusha të tjera si arsimi, shkenca, arti, kultura, ekonomia, do ta kënë më të lëhtë që të marrin shtetësinë shqiptare.

Ministria e Brendëshme, nëpërmjet një projektligji që bëhet publik nga rtsh.al, ka ndërhyrë në ligjin “Për Shetësinë”, jo vetëm duke thjeshtuar procedurat, por edhe duke ulur moshën e marrjes së shtetësisë shqiptare nga shtetasi e huaj, që deri tani ka qenë 18 vjeç, nëse ata janë të talentuar në fushat e sipërpërmendura, kryesisht në sport.

Këto ndryshime ligjore kanë për qëllim që Shqipëria, kur ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit, të përthithi sa më shumë talente që nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeç. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, një ndër propozuesit kryesor të këtyre ndryshimeve ligjore është Federata Shqiptare e Futbollit.

Prej disa dekadash Federata Shqiptare e Futbollit realizon aktivitetin e saj në fushën e sportit të futbollit duke synuar përmirësimin e kushteve për sportistët, si dhe për ngritjen e nivelit të lojës në skuadrat e futbollit në vend dhe në mënyrë të veçantë forcimin e imazhit të skuadrave kombëtare të futbollit në nivel rajonal, evropian dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të forcimit të ekipeve kombëtare, FSHF-ja është gjithmonë në kërkim të sportistëve të rinj, të talentuar dhe me potencial për të kontribuar me talentin e tyre në rritjen e nivelit të lojës së ekipeve kombëtare Shqiptare në evenimentetet sportive, të cilat përfaqësojnë shtetin Shqiptar.

Aktivizimi i sportistëve nën logon e shtetit shqiptar

Sipas rregulloreve të FIFA-s dhe UEFA-s, aktivizimi i sportistëve nën emrin dhe logon e kombëtares së shtetit Shqiptar kërkon në mënyrë taksative që këta sportistë të kenë shtetësinë dhe pasaportën Shqiptare.

Për këtë arsye, në rastet kur FSHF-ja evidenton talente të spikatura të sportistëve të huaj ose me origjinë Shqiptare (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Preshevë, etj), të vendeve të rajonit e më gjerë, lind nevoja e fillimit të procedurave për aplikim të fitimit të shtetësisë shqiptare për këta sportistë të huaj.

Me ligjin “Për shtetësinë”, për herë të parë në shtetin shqiptar u parashikuan rastet e veçanta të fitimit të shtetësisë, ku neni 9 i ligjit, përcakton për “Rastet e veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare” si vijon:

1. Shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj që ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç kur nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

2. Për hartimin e programeve të veçanta, përcaktimin e rregullave specifike të kontrollit të veçantë të sigurisë dhe pastërtisë së figurës në standardet më të larta dhe monitorimin e zbatimit të tyre, krijohet një agjenci shtetërore e posaçme në varësi të ministrit. Organizimi dhe funksionimi i agjencisë miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Kriteret për fitimin e shtetësisë, sipas programeve të veçanta të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, procedurat e aplikimit, rregullat e kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me bashkë propozim të ministrit dhe ministrave përgjegjës sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.

Në relacion shpjegohet se me VKM-në “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë”, u krijua Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë (AHPVSH-ja), e cila në bashkëpropozim me ministrinë përgjegjëse për sportin, hartuan bazën ligjore duke përcaktuar kriteret teknike, dokumentacionin dhe rregullat proceduralë, për aplikimin nga shtetas të huaj për fitimin e shtetësisë shqiptare nëpërmjet kontributit të veçantë në fusha të caktuara, një nga këto edhe ajo e sportit.

Një risi e tillë që solli ligji i ri për shtetësinë krijon lehtësi, duke ofruar mundësinë e fitimit të shtetësisë për kontribut të spikatur në fushën e sportit brenda një kohe më të shpejtë sesa format klasike të fitimit të shtetësisë me natyralizim apo format e tjera të parashikuara në ligj.

Por ky nen, përveç lehtësirave që krijon, është edhe një dispozitë me përmbajtje kufizuese. Që një shtetas i huaj të mund të aplikoj për fitimin e shtetësisë shqiptare sipas Programeve të Veçanta të Shtetësisë, duhet të plotësoj njëkohësisht tre kritere:

Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;

Të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë;

Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit .

Sipas kësaj dispozite, këto tre kritere duhet të plotësohen në mënyrë të plotë, pasi mungesa e njërit prej tyre do të sillte automatikisht refuzimin e kërkesës për shtetësi.

Kufizimet dhe zgjidhjet

Nga praktika në disa dekada pune, FSHF, shkruhet në relacion, është e mendimit se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit, zbulimit të talenteve të reja (jo me shtetësi shqiptare) për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare.

Në sportin e futbollit, dhe jo vetëm në këtë disiplinë, talentet zbulohen dhe trajnohen që në moshë të vogël. Vendosja e detyrueshme e moshës 18 vjeç e bën të pamundur marrjen e një talenti që në një moshë të vogël dhe ndjekjen e tij duke kaluar gradualisht kategoritë e skuadrave kombëtare sipas grup moshave, dhënien e kontributit nëpërmjet përfaqësimit të shtetit shqiptar edhe në skuadrat kombëtare të grup moshave më të vogla, shkruan rtsh.al.

Vendosja e kufirit të moshës 18 vjeç nuk lejon pajisjen me shtetësinë shqiptare të një sportisti me talent potencialisht të lartë por që është nën këtë moshë.

Nëse një sportist i huaj ose me origjinë shqiptare (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Preshevë, etj), do të evidentohej dhe do ndiqej nga ana sportive duke kaluar të gjitha kategoritë e skuadrave kombëtare sipas grup moshave, atëherë kontributi real i tij për shtetin shqiptar do të shtrihej në një hark kohor më të gjatë duke sjell përfitime në aspektin sportiv në përfaqësimin e shtetit shqiptar në evenimentet sportive.

Përveç sportit të futbollit, përcaktimi i kriterit moshë “mbi 18 vjeç” përbën një kriter me natyrë kufizuese dhe diskriminuese edhe për disiplina të tjera sportive, pasi sporti, ndryshe nga fushat e tjera si arti, kultura shkenca, lidhet ngushtë me faktorin moshë. Në sportin e futbollit karriera futbollistike fillon në moshë shumë të hershme, 6-7 vjeç.

Gjithashtu, nevoja për ndryshime në ligjin“Për shtetësinë”, paraqitet dhe për sa i përket disa parashikimeve të fitimit të shtetësisë shqiptare nëpërmjet Programeve të Veçanta të Shtetësisë, që bazohen në një kontribut të spikatur të aplikuesit.

Kontributi i aplikuesit në fushën dhe disiplinën përkatëse ku vepron, ka një natyrë individuale pra të lidhur ngushtësisht me individin. Megjithatë thjesht sillet në vëmendje të ligjvënësit, për analogji të mënyrës së fitimit të shtetësisë shqiptare me natyralizim, nëse do të vlerësohej aplikimi i këtyre përjashtimeve për fëmijët nën 18 vjeç dhe për format e veçanta të fitimit të shtetësisë.

Për të gjitha argumentat e më sipër, në cilësinë e grupeve të interesit të cilët preken në mënyrë të drejtpërdrejtë, Ministria e Brendëshme, nëpërmjet këtij projektligji, sjell në vëmendje nevojën për vlerësimin e një ndryshimi ligjor në ligjin“Për Shtetësinë” lidhur me kërkesën për ndryshim si vijon:

– Uljen e kufirit të moshës për fitimin e shtetësisë shqiptare nëpërmjet programeve të veçanta të shtetësisë në kufirin 15 vjeç, në kushtet kur talenti i një sportisti dhe kontributi i tij për shtetin shqiptar, do të ofroheshin nga një sportist i huaj ose me origjinë Shqiptare (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Preshevë, etj) në moshë më të re.

Federata Shqiptare e Futbollit është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit FIFA prej vitit 1932, ndërsa në Unionin e Federatave Evropiane UEFA prej vitit 1954.

Aktualisht në vendin tonë loja e futbollit ndiqet dhe zhvillohet:

Në nivel të Kampionatit Kombëtar -Kupa e Shqipërisë në kategoritë:

Kampionati kombëtar Kategoria Superiore A

Kupa e Shqipërisë -Skuadrat e nivelit A

Kampionati kombëtar Kategoria U19

Kampionati kombëtar Kategoria U 17 Kampionati kombëtar Kategoria U 15

Kampionati kombëtar Kategoria U 13

Futbolli për fëmijët në mosha të vogla

Kombëtarja shqiptare për meshkuj, e përbëre nga disa kategori:

Kombëtarja shqiptare Kategoria A

Kombëtarja shqiptare Kategoria U 21 Kombëtarja shqiptare Kategoria U 20 4. Kombëtarja shqiptare Kategoria U 19 5.

Kombëtarja shqiptare Kategoria U 18 6. Kombëtarja shqiptare Kategoria U 17 7. Kombëtarja shqiptare Kategoria U 16

Kombëtarja shqiptare Kategoria U 15

Kombëtarja shqiptare Kategoria Futsal

Kombëtarja shqiptare për femra, e përbërë nga disa kategori:

Kombëtarja shqiptare Kategoria A

Kombëtarja shqiptare Kategoria U 19 3. Kombëtarja shqiptare Kategoria U 17

Kombëtarja shqiptare Kategoria U 15

Ndryshimet që propozohen

Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët janë rezident të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.

I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet.

Zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë.

Për shtetasin e huaj që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, shtetësia shqiptare sipas pikës 1 të këtij neni, mund të fitohet vetëm me pëlqimin e prindërve, ose kujdestarit ligjor.

Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj. 2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, përveçse kur ai heq dorë prej saj.