Lajmi i publikuar mbreme nga “Shkodra Sport” mbi vendimin e marre nga drejtuesit e Bashkise Shkoder per te rikthyer serish “Sportklub Vllaznine”, padyshim qe ka marre nje vemendje te madhe te te gjithe komunitetit te sportit shkodran. Prej dy vitesh ai funksionon permes 15 shoqatash sportive secile me vehte por qe finanohet serish nga institucioni i pushtetit lokal, por duke hasur jo pak veshtiresi.

Kuptohet qe per çdo vendim te tille palet ndahen gjithmone ne dy pjese, ku ne njeren ane jane ata qe mendojne gjithmone pozitivisht dhe ne krahun tjeter ata qe u pelqen “statokuoja” aktuale. Por meqenese jemi edhe ne prag fushate elektorale, sigurisht qe ky fakt mund te perdoret edhe politikisht.

Ne lidhje me shkrimin e gazetes tone, ka reaguar edhe keshilltarja e Bashkise Shkoder, zj. Jona Leqejza. Permes nje postimi ne rrjetet sociale, te shoqeruar edhe me linkun e shkrimit te “Shkodra Sport”, ajo shpreh mosaprovimin per kete vendim qe sipas saj nuk eshte i duhuri. Ja çfare shkruan ajo:

EKSKLUZIVE/ Lajm i mirë për sportin shkodran, Bashkia vendos rikthimin e Sportklubit

“Nga suksesi në sukses! E para nuk është tagër i ekzekutivit ndryshimi i formës financimit sportit pasi metodologjia e përzgjedhur është e dokumentuar në buxhetin dhe PBA 23-25, e dyta dhe më e rëndësishmja është ligji për depolitizimin e sportit, 105/2020 nuk e pengon ekzistencën e sport klubeve, por e mban në kategorinë amatore çdo përpjekje.

Pra për 500 mijë Lekë që mund të marrin drejtuesat e Sport Klubit të ri në formë diete për vështirësi të madhe pune, sporti Shkodran rrin në nivel amator, pa u dhënë shancin sportistëve të paguhen në bazë të tregut, por në bazë të mundësive të taksapaguesit! Ky është vizioni i Bashkisë Shkodër, amator fjala kyçe në dimension!

Kemi kaluar nga një kryetar me mani kontrolli në një kryetar delegues edhe të sektorëve strategjikë, jo tek drejtuesit e besuar (së paku) por tek klika që i bind me kritere të gjendjes civile regjistruar pas 1990-tës.

Edhe pse në rrethana të çuditshme dhe me shumë pasiguri, në 2019 kur u zgjodha këshilltare, nuk dija shumë për financat publike, por një gjë kam ditë me siguri, që edhe nese do ishte gjëja e fundit që bëj, do i hiqja PD-së nga duart Vllazninë, dhe me krenari tham se ashtu ndodhi! Ku ishte Vllaznia atëhere e ku është sot!

Shkodra duhet të behet pengesë për marrëzinë e rradhës dhe të na lehtësojë barrën që të merremi me probleme më prioritare se organizimet e centralizuara si në kohën e xhaxhit! Ti rrojë antikomunizmi që s’kanë mbet formë organizimi pa i kopju!”/SHKODRA-SPORT.COM/