Pas dy vitesh “eksperiment”, Bashkia Shkoder duket se ka vendosur ta çoje ne vend “nderin” e sportit te ketij qyteti. Kjo sepse drejtuesit aktuale te saj kane marre vendimin qe te rikthejne serish Sportklub Vllaznine.

Kjo procedure do te nise shume shpejt ne menyre qe ne korrik kur te mbarojne kontratat e ketij institucioni me 15 shoqatat sportive, te nise funksionimi i ri i Sportklub Vllaznise qe pritet te rikthehej ne vemendje kete fushe shume sensitive te ketij qyteti.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive ka mesuar se kryebashkiaku Bardh Spahia dhe stafi i tij kane nisur punen per t’i dhene zgjidhjen e duhur kesaj çeshtje teksa ka patur edhe shume konsultime me specialiste te ndryshem.

Ata e kane ndare mendjen qe ne gjysmen e dyte te ketij viti, te gjitha disiplinat do te mblidhen sebashku ne nje shoqate te vetme e cila do te kete edhe administraten e saj, njelloj siç ka funksionuar me pare Sportklub Vllaznia.

Para dy vitesh, Bashkia mori vendimin per ta prishur ate dhe secili sport te krijonte shoqaten e tij e cila te funksiononte me vete teksa ka perfituar edhe fondet perkatese prej institucionit te pushtetit lokal fale projektit RELOAD.

Nje veprim i tille u be gjoja per te zbatuar 100 per qind ligjin, por çuditerisht nje veprim i tille ndodhi vetem ne Shkoder, ndersa te gjithe qytetet e tjera thjesht e kaluan shumesporteshin ne nje shoqate te vetme. Tek Vllaznia, funksionimi si shoqata me vehte krijoi shume probleme dhe kjo beri qe shume prej tyre te degradonin.

Aq sa gjendja e disa prej sporteve ne qytetin ku shumica e tyre kane lindur per here te pare, tani te jete “ne pike te hallit”. Basketbolli i meshkujve per here te pare ne historine e tij shkoi ne kategorine e pare, ndersa edhe disa sporte te tjera jane ne dileme te ekzistences apo jo.

Ne keto rrethana, vendimi i Bashkise per te rikthyer Sportklub Vllaznia padyshim qe eshte lajmi me i mire qe njerezit e kesaj fushe mund te marrin ne kete fillim- pranvere. Ajo qe duhet tashme eshte gjetja e nje administratori perfekt qe te riktheje sportin ne Shkoder serish aty ku duhet te jete./SHKODRA-SPORT.COM/