Real Madridi mori një fitore bindëse me rezultat 4-1 ndaj Espanyolit në ‘Santiago Bernabeu’ për të marrë kështu tri pikët e radhës.Madrilenët e gjetën fillimisht veten në disavantazh pas një autogoli të shënuar nga Thibaut Courtois në minutën e 52-të.
Sidoqoftë, reagimi i tyre ishte i shpejtë, duke arritur fillimisht të barazojnë rezultatin në 1-1 me anë të Dani Carvajal pastaj pasuan golat nga Rodrygo, Vinicius dhe Mbappe për të kompletuar përmbysjen.
Megjithatë, përveç fitores së Real Madridit është edhe diçka tjetër që ka marrë momentalisht vëmendjen e të gjithëve.I inkuadruari në pjesën e dytë braziliani Endrick, e fitoi një penallti në minutën e 86-të gjoja për një ndërhyrje të palejuar nga mbrojtësi Carlos Romero.
Nga pamjet e para duket se pothuajse i gjithë trupi i Endrick ka qenë jashtë zonës së rrezikshme, mirëpo gjyqtari mori vendimin përfundimtar për penallti edhe pas konsultimit me VAR./Telegrafi/