Nga Maringlen ZHIVANI
Tefik Osmani drejt Flamurtarit. Menjëherë, pasi ndau rrugët me Vllazninë pas finales së humbur me Egnatian, korçari që mbante në Shkodër detyrën e drejtorit sportiv, pritet që të marrë të njëjtën detyrë edhe në Vlorë.
Ky lajm konfirmohet nga burime pranë klubit vlonjat.
Tashmë, pas largimit nga Vllaznia, marrëveshja mes Tefik Osmanit dhe Flamurtarit duket se është mbyllur dhe shumë shpejt, presidenti i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, pritet ta zyrtarizojë si drejtor sportiv të klubit.