Tek Elbasani jane te pakenaqur me ecurine ne gjysmen e pare te kampionatit dhe si rrjedhoje drejtuesit e tij kane nder mend te bejne jo pak levizje ne merkaton e janarit. Behet fjale per ndryshime si ne hyrje ashtu edhe ne dalje, madje keto te fundit kane nisur qe prej dites se sotme.
Keshtu Bruno Telushi nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit. Për shkak të dëmtimeve të shumta, mbrojtësi i verdhebluve dhe klubi kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga klubi i Superiores. Elbasani i uron suksese në të ardhmen, teksa e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën verdheblu.
Njoftimi i Elbasanit:
Faleminderit “Kali”!
AF Elbasani njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Bruno Telushi. Marrëveshja është zgjidhur nga të dyja palët kështu duke mbyllur një kapitull të suksesshëm midis ekipit verdheblu dhe Telushit.
Familja verdheblu e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen.