Çeshtja e trajnerit te ri te Flamurtarit po kthehet ne nje rebus te vertete. Çdo dite ne media del nje emer i ri, por duket se asnjeri nga ata qe jane permendur deri tani, nuk do te jete ne pankinen vlonjate per sezonin e ri.
Dhe ketu e kemi fjalen per Qatip Osmanin, Ernest Gjoken, Gentian Mezanin, Mirel Josen, Shpetim Duron, Giani de Biasin apo dhe Thomas Brdariç. Kjo sepse presidenti Idrizi eshte shprehur se fundi se trajneri i ri i Flamurtarit do te jete nje brazilian.
“Këtë javë do të mbyllim çështjen e trajnerit të ri. Nesër (sot) ose pasnesër (nesër), do të kemi lajmin për trajnerin. Ne kemi qenë të kujdesshëm, pasi duam një trajner që të ketë mentalitetin e asaj çfarë duan në Vlorë, pra të futbollit vlonjat. Vlora ka një karakteristikë të saj, ka një futboll të saj. Është një futboll që është i qytetit. Duam apo nuk duam ne, jo më kot ne përmendim legjendat e viteve ‘80-‘90… Është një mentalitet që këta kanë sjellë në këtë qytet.
Besoj se larg rrëmujës së një trajneri të bujshëm dhe me tituj, do të kemi një trajner që është me ‘këmbë në tokë’ dhe që e di çfarë kërkojnë në Vlorë. Unë kam dialoguar në një vizitë që kam qenë jashtë Shqipërisë me dy kandidatë trajnerë. Shpresoj që këto ditë do ta mbyllim. Nuk kam probleme filie, as esterofil, asgjë tjetër. Unë nuk i kam këto probleme. Por një personazh që mund të ketë më shumë përvojë nga ne… Kur themi i huaj, mund të ketë eksperiencë më shumë se ne dhe nuk i ndaj në shqiptar dhe joshqiptar. Por ndoshta ka përvojë dhe kaq. Kjo përvojë e tij dhe ajo çfarë ka dhe çfarë pret, është kjo që më nxit më tepër mua”, përfundon Idrizi.
Trajneri i ri i Flamurtarit mund të jetë një brazilian që jeton aktualisht në Itali dhe që në Vlorë do të vijë me një grek. Mësohet se Sinan Idrizi e ka takuar kreun e ri të pankinës ditët e fundit në Itali. Në klub tregohen shumë hermetik për të mos zbuluar asgjë rreth identitetit të trajnerit të ri, por patjetër që këtë javë do të marrë emërimin.