Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të diel për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 19:00.
Në prag të kësaj sfide nuk mund të mungonte dhe mendimi i një ish-i bardheblu si Redon Xhixha. Në një intervsitë eksklzuive të dhënë për “Newsport.al”, ish-sulmuesi i Tiranës parashikon derbin, teksa ka edhe një mesazh për tifozët bardheblu.
Ndër të tjera, 26-vjeçari që momentalisht aktivizohet me Qarabag në Azerbajxhan, nuk e përjashton një rikthim në Superiore, madje që në merkaton e janarit.
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit, çfarë kujtimesh keni nga kjo ndeshje?
Derbi është derbi dhe kujtimet që kam janë sigurisht shumë të bukura. Kujtimet e derbit janë gjithmonë në memorien time për shkak sepse dhe e kam vendosur dy herë derbin me golat e mi. Një 1-2 në minutën e 100-të, por edhe 0-2 me golat që shënova me një lojtar më pak. Emocione të papërshkrueshme dhe kujtime të paharrueshme.
Fitorja e fundit e Tiranës në derbi ka qenë pikërisht me dygolëshin tuaj, çfarë po ndodh me bardheblutë në derbi sipas jush?
Po me të vërtetë fitorja e fundit është më dy golat e mi. Por mendoj se Tiranës i mungon një lidër, një golashënuees që ta marrë ekipin mbi supe dhe të ecin para. Pastajn në derbi duhen edhe lojtarë që të kenë eksperiencë, pasi tani janë dhe në presion të rezultateve.
Si e parashikon rezultatin e këtij derbi të së dielës?
Unë si një ish-lojtari i Tiranës mendoj dhe do them Tirana. Por si tifoz futbolli e shikoj ndeshje të barabartë dhe mendoj që ndeshje do dalë 0 – 0 ose 1 – 1.
jendja aktuale e Tiranës nuk është pozitive, a rrezikojnë bardheblutë mbijetesën?
Nëse te Tirana nuk reflektojnë dhe nuk veprojë si grup që të jenë të bashkuar, atëherë do të kenë shumë probleme gjatë kampionatit. Por që të rrezikojnë për mbijetesë nuk mendoj. Nuk besoj që Tirana do arrijë në atë pikë sa të luajë për mbijetesë në Superiore.
Keni qenë idhull i tifozëve bardheblu, si e shihni rikthimin e tyre në stadium?
Rikthimi i tyre në stadium sigurisht që është diçka pozitive, sepse ato janë bukuria e derbit. Një derbi pa tifozë mendoj se do ishte diçka pa interes për t’u ndjekur. Fundja futbolli luhet për tifozët.
Një mesazh për “Tirona Fanatics”?
Për “Fanatics” mesazhi im është që ta mbështesin ekipin ashtu siç ata dijnë vetë nëpër tribuna. Sepse në këtë moment ekipi më shumë se kurrë ka nevojën e tyre dhe për mbështetjen e tyre në shkallët e stadiumit.
Dhe për ta mbyllur me një rikthim në Superiore? Ndoshta që në janar?
Futbollit nuk i dihet kurrë. Unë këtu te Qarabag nuk po marr shumë minuta dhe nëse do largohem në janar do shikoj disa opsione, ato më të mirat. Por edhe një rikthim në Superiore është mundësi e hapur dhe e mundur, por mbetet për t’u parë.