Arsenal ka marrë një fitore bindëse 2-5 në transfertë ndaj Uest Hem-it në derbi, në javën e 13-të të Premier Ligës.

Një fitore që ka lejuar skuadrën e Artetës të ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.

Gjithçka është vendosur në pjesën e parë, në të cilën janë realizuar plot shtatë gola.

Mes protagonistëve të ndeshjes kanë qenë edhe Saka me Odegard, të dy të saktë nga pika e bardhë.

Për herë të parë në historinë e Arsenalit, dy lojtarë të ndryshëm kanë shënuar me penallti në një pjesë të parë të Premier Ligës.