Veleçiku u mund sot 1-3 nga Luzi kryesues dhe po ashtu si dhe mediat e tjera, edhe “Shkodra Sport” ka pasqyruar kroniken e kesaj ndeshje, por duket se ajo nuk ka qene e plote. Ky 90 minutesh ka patur brenda edhe problematika te medha sa i takon arbitrimit, te cilat i kane ndeshkuar koplikasit.

Kete gje e ka bere te ditur komentatori dhe gazetari Bashkim Ramekaj i cili ka qene i pranishem ne stadiumin e Vores ku eshte luajtur ky takim. Ai permes nje reagimi ne faqen tone, sqaron konkretisht ate se çfare ka ndodhur ne kete perballje teksa shkruan:

“Te nderuar kolege! Une gazetari sportiv Bashkim Ramekaj kam ndjekur takimin Luzi 2008- Veleçiku ne stadiumin e Vores. Madje eshte regjitruar i plote ky takim. Nje ndeshje e percaktuar me pare ne favor te Luzit nga gjykimi i njeanshem me ne krye kryesorin Lika dhe pse jo edhe te deleguarit e Sektorit te Garave pran FSHF.

Nje penallti e dyshuar per vendasit, nje penallti e padhene per Veleçikun ne pjesen e dyte. Per t’u veçuar asistenti i pare Seferi, ne krahun e djathte, e mbante flamurin e ngritur lart ne çdo aksion te koplikasve. Vonesa te theksura nga vendasit pa nderhyrje te gjyqtareve, por ata gjithmone ishin ne krah te luzianeve.

Per mendimin tim kjo nuk eshte nje gare e ndershme sportive. Djemte e Dulit nuk kishin asnje mundesi per te marre nje rezultat pozitiv. Zoti i ruajte drejtuesit e FSHF! Respekte per ju kolege por e verteta e ketij takimi eshte kjo. Me vjen keqe se ne kete takim nuk takova asnje koleg pasi duket se ishin te angazhuar me takimet e kategorise se pare dhe Superliges, per ta percjellur me korrektesi kete takim”.