Nga Maringlen ZHIVANI

KF Shiroka do tA luajë në shtëpi ndeshjen e javës së tretë të kampionatit të Kategorisë së Tretë. Ajo pret në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër ekipin e UET. Ndeshja është planifikuar të luhet ditën e nesërme, në orën 14:00.

Në fakt, pas fitores me përmbysje në javën e dytë ndaj Bulqizës, KF Shiroka do të kërkojë një tjetër tre-pikësh për t’u ngjitur edhe më lart në tabelën e klasifikimit. Kjo përballje pritet të jetë disi delikate për ekipin shkodran, pasi UET ndodhet në vendin e tretë me katër pikë, ndërsa KF Shiroka mban vendin e gjashtë me tre pikë.

Në rast fitore, ky ekip do të afrohej akoma më shumë me vendin e parë, që momentalisht mbahet nga Partizani, i cili kryeson tabelën e renditjes në kuotën e shtatë pikëve.

Kujtojmë se, synimet e KF Shiroka këtë sezon futbollistik janë për t’u ngjitur një Kategori më lart dhe mbetet për t’u parë se sa i arritshëm do të jetë ky objektiv./www.shkodrasport.com/