Nga Gjergj KOLA
Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla nuk ka te ndalur ne shenimin e golave. E ka bere kete gje edhe ne ndeshjen e sotme te kampionatit italian te Seria A te 17 vjeçareve kur ka shenuar edhe ne porten e Juventusit. Ka qene minuta e 80-te e ndeshjes, kur skuadra e Sassuolos ka fituar te drejten e nje 11-metershi.
Dhe Kulla ka marre persiper ekzekutimin e tij duke u treguar i sakte ne gjuajtjen e tij perballe portierit Nava dhe duke e derguar topin ne rrjete. Megjithese nuk ka qene nje gol qe ka sherbyer per t’i dhene pike ekipit te Sassuolos ngaqe Juventus e fitoi kete perballje ne shifrat 3-1, ka qene nje gol qe ka sherbyer shume ne aspektin personal per lojtarin e kombetares shqiptare.
Kjo pasi me te Kulla eshte ngjitur ne kuoten e 7 golave dhe tashme udheheq i vetem renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit italian duke lene pas Bellone te Genoas, Samb te Juventusit dhe Falasca te Torinos me nga 6 gola secili.
Sa i takon ndeshjes se sotme, per Juventusin dy prej tre golave jane shenuar nga nje tjeter shqiptar- Durmishi. Pavaresisht humbjes, Sassuolo i gezohet shume faktit qe sulmuesi i saj Gabriel Kulla vazhdon te beje ate qe di te beje me mire: Ta dergoje topin ne rrjetat e portave kundershtare.