Probleme pa fund per Tiranen. Pas largimit te 5 lojtareve dhe te trajnerit Shkembi, u mendua se serish baza e ekipit do te ruhej, por as kjo nuk do te ndodhe. Keshtu mesohet se edhe portieri Gentian Selmani nuk do të jetë më pjesë e saj. Gardiani 27-vjeçar ka refuzuar të rinovojë me bardheblutë, teksa së fundmi ka arritur akordin me skuadrën e Teutës. 

Selmani iu bashkua bardhebluve në vitin 2023, ndërkohë që tashmë do të nisë një aventurë të re te “Djemtë e Detit”.  Në të kaluarën veç, Tiranës dhe Laçit, portieri është aktivizuar edhe me Kastriotin dhe moshat e Partizanit.  

Gjithashtu ai numëron edhe 4 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, teksa pritet të jetë një garanci për portën e durrsakëve. Në ditët e ardhme pritet të vijë edhe zyrtarizimi i Selmanit te Teuta.