Kristiano Ronaldo ka thyer vazhdimisht rekorde brenda dhe jashtë fushës në një karrierë marramendëse për klubin dhe vendin. Një javë pasi shënoi golin e tij të 900-të në karrierë, ylli portugez arriti një moment historik jashtë fushës së blertë.

Ai është personi i parë në botë që ka arritur mbi një miliard ndjekës në të gjitha platformat e mediave sociale.

CR7 ka 638 milionë ndjekës në Instagram, 60.6 milionë abonentë në YouTube, 113 milionë ndjekës në X, 170 milionë ndjekës në Facebook, 9.4 milionë në Kuaishou dhe 7.5 milionë në Weibo, këto dy të fundit janë platforma kineze.

Ronaldo është personi më i ndjekur në Instagram dhe së fundmi ka hapur kanalin e tij në YouTube ‘UR.Cristiano’.

Ai ka arritur 50 milionë abonentëve në më pak se një javë, dhe atij iu deshën vetëm 90 minuta për të thyer rekordin e një milion abonentë.

Sulmuesi, i cili tani luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite, shkroi në X: “Kemi bërë historinë, 1 miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër – është një testament i pasionit, dëshirës dhe dashurisë sonë të përbashkët për lojën dhe përtej saj.

Nga rrugët e Madeira-s deri te arenat më të mëdha në botë, unë kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ju, dhe tani 1 miliard prej nesh qëndrojmë së bashku.

Ju keni qenë me mua në çdo hap të rrugës sime, në të gjitha nivelet e larta dhe të ulëta. Ky është udhëtimi ynë dhe së bashku, ne kemi treguar se nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë.

Faleminderit që besuat tek unë, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Më e mira nuk ka ardhur ende, dhe ne do të vazhdojmë të fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku.”