Nga Endri ÇINARI

Ajo çfarë ra në sy tek Vllaznia në fitoren me përmbysje në shifrat 2-1 ndaj Vikingur, ishte qasja që kishin futbollistët e ardhur nga stoli në fushën e lojës. Dy futbollistët të cilët dhanë një impakt shumë pozitiv ishin Melos Bajrami dhe Ensar Tafili.

Me të dy futbollistët të cilët u hodhën në fushën e lojës në startin e pjesës së dytë nga ana e trajnerit Martini. Bajrami, madje hapi rrugën e përmbysjes për kuqeblutë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 67-të.

E po ashtu duke dhuruar një performancë shumë të sigurt në prapavijë. Gjithashtu edhe Tafili i dha një qetësi dhe frymëmarrje mesfushës në pjesën e dytë të lojës. Ku me driblimet e tij dhe vertikalizimet ndaj shokëve të skuadrës, ishte një “alarm” për kundërshtarët sa herë ishte në kontakt me topin. Edhe Mensah e Delaj, pavarësisht se ishin vetëm pak minuta në fushë dhanë një kontribut të vlefshëm në fitoren 2-1.

Ku në momentet që ishin në fushën e lojës krijuan hapësirat e duhura në fushë për Vllazninë, duke fituar minuta të vyera në momentet ku nevojitej më tepër. Një fakt i tillë patjetër kënaq shumë trajnerin Martini dhe stafin teknik. Me shkodranët të cilët mund të kenë besim edhe tek futbollistët që hidhen në fushë si zëvendësues dhe t’i japin lojës një tjetër ritëm në momentin kur kërkohet kontributi i tyre.(www.shkodrasport.com)