Të hënën ekipi i Vllaznisë ka nisur përgatitjet në Maribor të Sllovenisë në kuadër të fazës verore. Shkodranët do të qëndrojnë në shtetin ballkanik për një periudhë 10-12 ditore, ku patjetër do të përpiqen në maksimum për të marrë një formë fizike sa më optimale.

Teksa gjatë kësaj periudhe në plan janë edhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore. Grupi i kuqebluve ka qenë totalisht i plotë në këto ditë të para të fazës përgatitore. Me futbollistët shkodranë, të cilët fatmirësisht nuk po vuajnë asnjë lloj ndalese në infermieri.

Duke treguar se deri më tani seancat stërvitore dhe ritmi i imponuar nga trajneri Martini janë përballuar siç duhet nga grupi i 9 herë kampionëve të vendit tonë. Në ditët në vijim patjetër ritmi dhe dozat stërvitore do jenë më të larta për Vllazninë.

Shkodranët gjatë kësaj periudhe një mendje e kanë edhe në merkato, ku ende duhen plotësuar disa boshllëqe në skuadër të krijuara nga largimet e 8 futbollistëve deri tani nga organika e skuadrës së sezonit të shkuar.