Pak dite me pare Andrea Tedesco njofton mbylljen e bashkepunimit me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe si rrjedhoje ai nuk do te jete me trajneri i kombetares U17. Ne nje situate te tille, ne institucionin e futbollit shqiptar kane filluar edhe levizjet per te gjetur zevendesuesin e tij.

Madje thuhet se e kane gjetur dhe ai eshte Fatjon Tafaj. Ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën në javët në vijim, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri ndërkombëtar. Ish- mbrojtësi i njohur që në vitet e fundit ka ndërtuar karrierën e tij si trajner, vjen në këtë rol pas disa eksperiencave të rëndësishme në futbollin vendës.

Në sezonin e fundit, Fatjon Tafaj drejtoi Kukësin në Kategorinë e Parë, duke ndihmuar skuadrën verilindore në një fazë të vështirë të tranzicionit, ndërsa më parë ka qenë pjesë e stafeve teknike të Vllaznisë (në periudhën kur trajner ishte Ernest Gjoka), Partizanit dhe Dinamos, si ndihmëstrajner.

Kjo përvojë, si në nivele elitare, ashtu edhe me lojtarë të rinj, shihet si një avantazh për punën që e pret në Kombëtaren U-17. Gjithsesi tashme pritet zyrtarizimi i tij nga FSHF, gjithmone nese nuk do te kete ndonje surprize te momenteve te fundit.