Inter Majemi dhe PSG-ja do të përballen në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës për Klube 2025.
Një ndeshje që do të shënojë takimin e shumëpritur midis Lionel Mesit dhe ish-shokëve të tij të ekipit, por edhe me ish-trajnerin e tij. Lajmi u prit me entuziazëm nga grupi parizien, i cili fluturoi për në Atlanta menjëherë pas fitores 2-0 kundër Siatëll Saundërs.
“Është fantastike për ne dhe për mua. Kalova dy vite të mrekullueshme me të, ai është lojtari më i mirë në botë. Por tani shpresoj se do të fitojmë: ai ka fituar mjaft trofe. Leo është një mik i shkëlqyer, do të jetë mirë ta takojmë përsëri”, deklaroi XhanluixhiDonaruma për mikrofonat e DAZN.
Mesi, i cili bëri 75 paraqitje në Paris, shënoi 32 gola dhe fitoi tre tituj midis viteve 2021 dhe 2023, pati një përvojë të hidhur në kryeqytetin francez: i pritur si një mbret, ai u largua mes fishkëllimave pas një periudhe të vështirë. Pas lamtumirës së tij, PSG e la pas epokën e superyjeve dhe fitoi Ligën e Kampioneve të parë historik.