Sulmuesi Niklas Fylkrug ka qenë pjesë integrale e kombëtares së Gjermanisë që nga Kupa e Botës 2022. Tani ai zbulon të vërtetën për lëvizjen e tij verore nga Borusia Dortmund tek Uest Ham në një intervistë për “SPORT BILD”.
“Sezonin e kaluar kam mundur të përjetoj një Kampionat Europian në shtëpi me momente të paharrueshme me kombëtaren dhe të luaj në finalen e Champions-it me Dortmundin. Tani jam 31 vjeç. Uest Ham u përpoq jashtëzakonisht shumë për të më marrë mua.
Më duket tepër tërheqëse Premier Liga. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të hapur një kapitull krejtësisht të ri në jetën time. Ky hap ndihej i drejtë”.
Fylkrug tregon nëse ishte i befasuar që mori miratimin nga Dortmundi për të lëvizur: “Jo. Në fund, nuk e di nëse Dortmund kur më solli një vit më parë priste të gjeneronte sërish të ardhura kaq të larta nga transferimi”, e mbylli Niklas Fylkrug.