Vllaznia e çiklizmit ka bere nje prezantim te mire ne garat e kampionatit kombetar qe u zhvilluan gjate kesaj jave dhe sigurisht qe çiklistet Luis Margjoni dhe Alesio Kola kane bere paraqitje shume te mira duke u ngjitur kater here ne podium, nderkohe qe pritej diçka me teper ndoshta nga çiklisti Mateo Balaj.

Syte kuptohet qe ishin te drejtuar nga ai, nisur nga forma e mire sportive qe gezonte por edhe synimet e tij per te qene ne mes çiklisteve me te mire te Shqiperise. Por ne fakt, Mateoja ne kronometer u rendit i treti ndersa ne garen e rezistences pati nje incident dhe si rrjedhoje u detyrua te mos e perfundonte ate.

Çiklisti i Vllaznise ka folur per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me garat e ketij kompeticioni te rendesishem, per te cilat eshte shprehur: “Sigurisht qe une pretendoja diçka me shume sepse isha pergatitur per kete gje. Ne garen e kronometrit ku dola i treti, mendoj se dhashe me te miren time, por dy kundershtaret te cilet dhuruan kohe me te mire se une, kishin biçikleta dhe kit te posaçem per garen e kronometrit, te cilat une nuk i kisha dhe kjo me penalizoi, sidomos ne disheza kur me merrnin kohe.

Ndersa sa i takon gares se rezistences, e nisa shume mire dhe arrita t’i shkeputem te gjithe grupit por ne momentin tim me te mire pesova nje demtim te biçikletes. Ardhja e makines se sigurise beri qe une me shume vonese te rifutem ne grup dhe dalengadale serish tentova te vihem ne ndjekje te dy sportisteve qe ishin shkeputur por aty ndodhi nje incident i shemtuar ndaj meje, per te cilin nuk kam deshire te flas shume dhe si rrjedhoje nuk munda ta perfundoj garen”.

Mateo Balaj duket shume i merzitur me situaten e çiklizmit ne Shqiperi, ku sportistet çdo vit e me shume largohen dhe mbase jane shume arsye qe ndikojne ne kete drejtim. Edhe vete ai eshte duke menduar nje levizje drejt Belgjikes per te zhvilluar nje prove tek nje ekip atje, me shpresen se do ta vazhdoje karrieren ne kushte te tjera dhe me mundesi te tjera.(www.shkodrasport.com)