Niko Uilliams nuk do të shkojë te Barcelona pasi ka vendosur të qëndrojë te skuadra e tij, Atletik Bilbao.
Sulmuesi i Spanjës shfaqet duke pozuar me fanellën e re, e cila mban emrin e tij dhe numrin 10.
Ai gjithashtu kujton dhe legjendën e klubit Muniain, i cili mbante këtë numër përpara sulmuesit të talentuar.
“Jam krenar që mora fanellën me numrin 10 nga Muniain dhe të bëj historinë që ai bëri”, shprehet Uilliams, duke konfirmuar se nuk kërkon të largohet nga klubi në të cilin u rrit.