Nga Artan Fuga
Fatkeqësi e madhe në arsyetim.Ka njerëz të politizuar në ekstrem, sikurse edhe viktima propagande, që thonë : ç’keni me këta mundësat e importuar nga jashtë, ata qytetarë shqiptarë janë?
Ka edhe më të indoktrinuar politikisht që shtojnë: Po ja edhe shtetet e tjera të mëdha kanë lojtarë të huaj që i përfaqësojnë.Këtyre njerëzve u do folur gjatë, por kush e ka kohën dhe ngenë.Por, nuk ke ç’bën ndonjëherë, duhen ndihmuar.
Nuk është fare puna te fakti që u jepet nënshtetësia disa sportistëve dhe ata përfaqësojnë vendin.Nuk ka asgjë të keqe.
Po ku qendron puna? Puna qendron se përfaqësimi nuk është funksioni i parë i sporteve. Problemi është se këto medalje të bronxta a prej bakri, a fildishi nuk ka rëndësi, nuk tregojnë asgjë për gjendjen e sporteve olimpike në Shqipëri. Dhe njerëzit që e dinë këtë sigurisht qeshin kur ne krenohemi. Mirë bëjmë.
Lexoj një tip këtu në mur që është bërë krenar për Shqipërinë për këto medaljet, por nuk kërkon të bëhet krenar që rinia shqiptare të ketë mundësi të bëjë sport.Krenaria e tij qendron te këndimi i hymnit kombëtar, jo te sukseset e kombit realisht.
Ky është ndryshimi! Unë gëzohem për çdo sukses të vërtetë të kombit tim, se jam shqiptar, jam patriot. Kurse ti krenohesh për suksese fake, se je propagandist dhe nuk e do Shqipërinë e vërtetë, e do për propagandë!
Ku janë sportet olimpike o shoku?
Ku është hipizmi dhe spektaklet me kuaj? Ne nuk kemi më as cirk me arinj! Ku janë garat e notit? Pishinat i kanë kthyer në terrene për kulla!
Ku është gjimnastika që dikur mblidhte dhjetëra mijëra njerëz që adhuronin ta shihnin te Pallati i Sportit Partizani?
Ku janë olimpiadat e mëdha të atletikës që zhvilloheshin një herë në vit te Qemal Stafa ose garat që zhvilloheshin në pushime ndeshjesh?
Ku janë garat e shahut, qytet më qytet?
Kjo është puna. Lëri medaljet se ato ndryshken, shih gjendjen e sporteve olimpike që janë tharë.Palé ka ndonjë të paditur fare, me ose pa mustaqe, që thotë se ja edhe vendet perëndimore kanë të huaj. Të kapësh kokën me dy duart.
Por, zezakët që përfaqësojnë Amerikën, nuk janë të huaj atje. Janë vendas si të bardhët dhe janë formuar atje.
Indianët e Anglisë nuk janë të huaj atje. Kanë lindur atje dhe janë formuar atje.
Afrikanët në Francë, nuk janë të huaj atje, por janë nipër e mbesa atje, kanë lindur atje, dhe janë formuar si sportistë atje.Ku i formove këta rusët a uzbekët?Se ata nuk kanë asnjë faj!
Futbollistët e huaj në Gjermani, Spanjë, Francë, Itali nuk janë pasojë e rrënimit të sportit nga shoqëria atje, por janë shtesa në performancën e tyre si pasojë e shoqërisë së tregut të hapur.
E kupton tani ndryshimin o i gjorë?