Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është gjobitur me një total prej 61,000 eurosh nga UEFA për incidentet në ndeshjen në Ligën e Kombeve me Rumaninë muajin e kaluar.

FFK është paralajmëruar edhe për shkelje të obligimeve lidhur me aktivitetet mediatike. Kur palët u takuan për herë të fundit gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Euro 2024 në 2023, UEFA sanksionoi Federatën Rumune të Futbollit (FRF) për thirrjet pro Serbisë nga mbështetësit.

Vendimi i UEFA-s:

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 10 mijë euro për pushtimin e fushës së lojës.

Të gjobitet Federata e Futbollit të Kosovës me 22.000 euro për hedhjen e sendeve.

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 15,000 euro për shkak të shqetësimeve gjatë himnit kombëtar.

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 8000 euro për bllokim të rrugëve publike.

Të paralajmërojë Federatën e Futbollit të Kosovës për shkeljen e obligimeve të saj lidhur me aktivitetet mediatike.