Sfida e javes se kaluar ndaj Dinamos eshte lene pas ne kampin shkodran dhe tashme te gjithe jane te fokusuar tek takimi i rradhes, ate qe do te luajne te dielen po ne Elbasan, kete here ndaj skuadres vendase. Nje takim shume i veshtire duke pare edhe momentin e mire qe po kalon kundershtari, por edhe atmosferen shume pozitive qe krijohet sa here qe ai luan ne “Elbasan Arena”.

Por edhe kete here formacioni kuqeblu nuk do te jete i plote sepse trajneri Brdariç nuk do te kete mundesine qe t’i kete ne dispozicion te gjithe lojtaret. Numri i te pamundureve per te luajtur ne kete ndeshje eshte tre.

Njeri prej tyre eshte mesfushori Eslit Sala qe u ndeshkua me karton te kuq ne ndeshjen e kaluar ndaj Dinamos dhe si rrjedhoje eshte i skualifikuar per takimin e rradhes ndaj Elbasanit. Ndersa dy mungesat e tjera jane per shkak te mosrikuperimit ende te lojtareve nga demtimet qe kane kaluar.

Behet fjale per mesfushorin Ardit Deliu dhe Ildi Gruda. I dyti pritet t’i bashkohet neser ekipit ne stervitje, por sigurisht qe do t’i duhet ende kohe per te kapur ritmin, ndersa sulmuesi eshte prej ditesh ne stervitje por natyrisht qe nuk eshte gati per te luajtur./www.shkodrasport.com/