Pogradeci po ndërton një skuadër që shumë shpejt mund të jetë në elitën e futbollit shqiptar.

Goditja e radhës nga presidenti i klubit liqenor, Armand Lilo, është mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro.

Behet e ditur se 31-vjeçari ka firmosur me Pogradecin, duke u rikthyer në skuadrën e vendlindjes pas plot 8 vitesh.

Për herë të fundit ai ka qenë pjesë e liqenorëve në sezonin 2015-2016. Oferta e presidentit Lilo bindi Zguron për të vijuar karrierën në ekipin e zemrës, ndërsa kishte disa oferta të tjera.