Dinamo ka mposhtur 2 me 1 Vllazninë në “Elbasan Arena”.

Dhe pse Vllaznia mbylli me avantazh pjesën e parë, të ndeshjes së vlefshme për javën e 7-të të Superiores, dinamovitët përmbysën gjithçka në të dytën.

Gjithçka erdhi pas daljes me karton të kuq të Salës nga Vllaznia, i cili ishte dhe autori i golit për shkodranët në pjesën e parë. Dinamo shënoi fillimisht me Itodo Mandelën në minutën e 79-të, ku i erdhi në ndihmë VAR pasi fillimisht anësori akordoi pozicion jashtëloje.

Më pas Bregu e ktheu në dramë. Lojtari i afruar në merkaton e verës shënoi për 2 me 1 në sekondat e fundit të takimit.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

DINAMO 2-1 VLLAZNIA

79′ Mandela, 95′ Mandela – 28′ Sala